Site icon Telegrafi

Gjatë intervistës, Eneda i kërkon gazetarit ta presin një pjesë gjatë montazhit (Video)

Eneda Tarifa do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurvision Song Contest 2016” dhe përgatitjet për këtë garë i ka nisur qe disa ditë.

Por, në një intervistë për ESCKAZ (Eurovision Song Contest Knowledge from A to Z), duket se nuk ka dalë edhe aq mirë, transmeton Mapo.

Problemi i parë që bie në sy është vështirësia e saj me anglishten, ku pasi përpiqet për disa minuta të kujtojë një fjalë, vendos t’i kthehet në shqip një prej shoqërueseve të saj për t’i kërkuar ndihmë.

Si të mos mjaftonte kjo, Eneda i kërkon gazetarit me anglishten e saj tejet të çalë, ta presin atë pjesë gjatë montazhit.

Shikojeni intervistën e saj në videon e mëposhme.

Exit mobile version