Në Norfolk të Anglisë, punëtorët që po e hapnin një rrugë, kanë hasur në një vendbanim që besohet se i përket pjesës së fundit të Epokës së Bronzit.
Çfarë e bënë shumë unike këtë vend të lashtë, është se shtëpitë janë të ndara me gropa të pazakonta, në vend të kanaleve që janë punuar në atë kohë, transmeton Telegrafi.
Në këtë hapësirë me madhësi 50 dhe 75 metra, besohet se kanë qenë të ndërtuara tetë deri në dhjetë objekte banimi që kishin formë rrethore.
Ekspertët nuk po kanë asnjë shpjegim, pse kjo koloni ka krijuar këto ‘hapësira jo praktike’, apo për çfarë janë përdorur.
Deri më tani, arkeologët nuk kanë hasur në ndonjë radhitje apo ndërtim të tillë, megjithëse në pjesën jugore të Britanisë së Madhe, ka shumë vendbanime të asaj epoke. /Telegrafi/