Site icon Telegrafi

Gjatë grusht shtetit, Erdogan e kishte “mashtruar” vdekjen dy herë!

Aeroplani F-16 në të cilin gjendeshin ata që deshën të bëjnë grusht-shtetin në Turqi dhe të cilët për objektiv kishin aeroplanin e Erdoganit, ishte detyruar ta ndryshonte rrugëtimin për shkak se i ishte harxhuar karburanti.

Kjo edhe i kishte shpëtuar jetën Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, thotë gazeta shtetërore turke “Yeni Safak”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Vazhdon shfarosja: Në Filipine tashmë është një kasaphanë! (Foto,+18)

“Të paktën dy aeroplanë e ndoqën Erdoganin, ndërsa aeroplani i tij ishte në rrugë për në Stamboll”, kanë thënë zyrtarët të cilët e vlerësuan si një “mister” faktin se pse misioni i F-16 ishte suspenduar.

“Yeni Safak” shkruan se Erdogan atë natë kishte “mashtruar” vdekjen dy herë.

Kjo pasi që, përveç rrezikut nga aeroplani, ai ishte larguar nga hoteli në vendpushimin e Marmaris disa minuta para se komplotistët filluan sulmin në hotel.

Fluturimi Erdoganit ishte përgatitur në fshehtësi të rreptë, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu I kthyeri nga ISIS-i: Këto vende evropiane do të sulmohen së shpejti

Komplotistët thuhet të kenë vendosur bombën tek vendpushimi, kishte thënë më vonë Erdogan, e objektiv i sulmit ishte kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim.

Përpjekja për puç kishte ndodhur në natën në mes të 15 dhe 16 korrikut. Pothuajse 300 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 2,000 të plagosur.

E në ditët që pasuan janë arrestuar mijëra njerëz, për përfshirje në një komplot kundër regjimit. /Telegrafi/

Exit mobile version