Shi i përkohshëm me bubullima, veçanërisht në pjesët jugore të vendit pritet sot dhe nesër pas orëve të pasditës, njofton DPHM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri të premten do të jetë nxehtë me temperatura të larta. Maqedonia do të jetë në fazën e portokalltë, duke u bazuar në temperaturat e larta.
Të shtunën, përgjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave dhe do të fryjë erë e fortë jugperëndimore, por temperatura e ditës ende do të jetë e lartë.
Diku kah mesi i natës së dielë priten reshje të shiut me bubullima të rralla.
Të dielën gjatë ditës, temperauta ditore do të ulet dhe pritet të lëvizë prej 25 deri 32 gradë Celsius. /Telegrafi/