Një shofer ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 19 persona lëndime më të lehta trupore në dy nga gjithsej 23 aksidente rrugore gjatë fundjavës që lamë pas në rajonin e SPB Shkup. Në nëntë aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga MPB-ja informojnë se gjatë fundjavës, policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar 73 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, shtatë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, tetë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, një shofer për parakalim të parregullt, 19 shoferë të cilën nuk e kanë mbajtur rripin e sigurimit dhe 28 shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar celularin gjatë drejtimit të automjetit motorik.
Nga komunikacioni janë përjashtuar 25 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 39 shoferë para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjet dhe nëntë shoferë fillestarë, si dhe tre automjete teknikisht të parregullta dhe 37 automjete pa regjistrim.