Site icon Telegrafi

Gjatë fotosesionit në det modelja u qëllua në kokë nga droni (Video)

 

Një modele e paemëruar është qëlluar në kokë nga droni që po e fotografonte, teksa po vraponte së bashku me një shoqe në një plazh të Shteteve të Bashkuara.

Ajo buzëqeshte dhe tregonte format trupore para fluturakes, pa pritur se mund të ndodhte ndonjë aksident, transmeton Telegrafi.

Por, papritmas pajisja teknologjike u lëshua më poshtë dhe e qëlloi, ndërsa helikat që rrotulloheshin  iu ngatërruan për flokë.

Megjithëse video përfundon shpejtë, mësohet se ajo e ka hequr dronin pa i dëmtuar flokët.

“Modelet janë shumë të afërta me kamera, por kjo u afrua më shumë se që duhet me këtë pajisje” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

https://youtu.be/d5hpi5-WgOo

Exit mobile version