Një çift nga San Francisko, kanë zgjedhur një plazh për të bërë fotosesionin, që do të shënonte muajin e nëntë të shtatzënësisë dhe pritjes së bebes.
Por, pas krahëve të tyre ka dalë një burrë i zhveshur, duke iu dëmtuar imazhin që po shkrepej, transmeton Telegrafi.
Ata kanë nisur të qeshin, ndërsa i moshuari është kthyer sërish në ujë, derisa ata janë larguar.
Kjo pamje e postuar në Imgur, është shpërnadë disa herë duke marrë komentet të ndryshme si dhe një përshkrim për vendin ku ka ndodhur ngjarja.
“Ky është një plazh nudistësh, ata i kanë thyer rregullat duke hyrë me rrobe, sepse aty të gjithë janë të zhveshur”, ka shkruar sikush për këtë rast. /Telegrafi/