Në incidentet që ndodhën në finalen e Superkupës në basketboll mes Trepçës dhe Pejës është lënduar edhe gazetarja e Art Motion, Ulpiana Emra.
Sipas mediumit ku punon ish-basketbollistja, ajo është goditur me shishe që ka ardhur nga tribunat dhe ka pësuar lëndime trupore.
Ulpiana Emra ka karrierë të gjatë e të suksesshme si basketbolliste. Ndër të tjera ishte edhe reprezentuese e Kosovës.
Incidente të shumta i kanë qitur hije të keqe finales së Superkupës, të zhvilluar të dielën mbrëma në Suharekë.
Para disa ditëve në ndeshjen Trepça – Bashkimi, me të përfunduar ajo, u ndezën fishekzjarr dhe disa nga to e kane goditur tavolinën e komentimit dhe komentatorin e KSportit, Agon Radoniqi, bëjnë të ditur nga ky medium. /Telegrafi/