Ansu Fati është rikthyer në radhët e Barcelonës edhe atë duke arritur të shënojë që në ndeshjen e parë.
Talenti spanjoll u inkuadrua në minutën e 81-të të ndeshjes kundër Levantes, të cilën Blaugranët e fituan me rezultat 3-0.
Hyrja e tij në fushën e Camp Nou u mirëprit nga tifozët katalunas dhe ai ua shpagoi duke shënuar pas vetëm dhjetë minutash lojë.
Ishte një solo aksion i 18-vjeçarit, i cili njëherësh paralajmëroi formë të mirë përgjatë këtij edicioni, të cilin Barca po e vuan që nga largimi i Lionel Messit.
Ndërkaq, pasi e shënoi golin, Fati e festoi atë duke shkuar në tribuna për ta përqafuar mjekun, i cili i ka ndihmuar përgjatë rikuperimit të tij. /Telegrafi/
Ansu Fati celebrated his goal with the doctor who helped him in his recovery ❤️ pic.twitter.com/bYM2o49i0E
— ESPN FC (@ESPNFC) September 26, 2021