Telegrafi

Gjatë emisionit të mëngjesit, një mace hyri në studio dhe kërceu mbi tavolinë (Video)

Kudret Celebiogu ka qenë duke e drejtuar emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin Denizli në Turqi, kur në studion ka hyrë një mace.

E pa shqetësuar nga kamerat që transmetonin gjithçka drejtpërdrejtë, kafsha ka kërcyer mbi tavolinë, transmeton Telegrafi.

Pas ka qëndruar për pak çaste mbi gazetat që ndodheshin aty, ka shkuar pranë llaptopit që ta ketë më nxehtë.

“Pra e prezantojmë para audiencës këtë mace, e cila siç po e shihni më erdhi afër” ka thënë prezantuesi i zënë në befasi.

Sidoqoftë, ai e ka tejkaluar situatën duke folur për macet e pastreha dhe të braktisura, për të cilat duhet të bëhet më shumë.

Në një edicion tjetër të ‘Daily Sabah’ është treguar se stafi e kanë adoptuar këtë kafshë dhe po e quajnë Husnu. /Telegrafi/