Telegrafi

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Maqedoni pritet deri 40 centimetra borë

Deri të enjten, rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të lagështa, me çka do të krijohen kushte për reshje të reja të dëborës, ndërsa rajoni juglindor do të përfshihet nga reshje të shiut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Instituti për Shërbime Hidrometeorologjike njofotjnë se dy ditët e ardhshme reshjet do të jenë më të dendura, sidomos nga nesër pasdite deri të enjten në mëngjes. Ata thonë se më shumë reshje do të ketë në jug të vendit, ku pritet deri 40 centimetra borë dhe duket filluar nga dita e enjte pas mesdite reshjet do të pushojnë gradualisht./Telegrafi/