Telegrafi

Gjatë ditëve të festës 538 vizita në Klinikën Emergjente

Gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 538 persona morën shërbime mjekësore.

Në dhomën e reanimimit u trajtuan 172 pacientë, kishte 90 vizita kirurgjike, 161 vizita internistike dhe 78 raste ortopedike.

Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kërkuan 165 persona, 2 prej tyre nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra. /Telegrafi/