Site icon Telegrafi

Gjatë ditës së sotme me fluturime nga Vjena dhe Bazeli kthehen shtetasit e Maqedonisë

Shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët janë paraqitur për kthim në vend me fluturime humane sot do të arrijnë me fluturimet nga Vjena dhe Bazeli.

Edhe mbrëmë pas mesnatës ka arritur një avion me 180 qytetarë që vinin nga Boni.

“Një aeroplan me 180 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të zbarkohet sonte pas mesnatës nga Bon. Tetë autobusë janë gati, me dezinfektim të plotë, me mbrojtje të shoferëve dhe me mëngjes dhe ujë të siguruar për udhëtarët. Sipas protokolleve shtetërore të karantinës, qytetarët do të dërgohen në hotelin “Drim” në Strugë, ku do të kalojnë 14 ditë në izolim”./Telegrafi/

Exit mobile version