Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, moti gjatë ditëve të ardhshme do të jetë i vranët, ndërsa pasdite, në pjesën jugperëndimore të vendit do të ketë reshje të dobëta lokale.
Reshje pritet të ketë nga dita e enjte deri të shtunën dhe do të ketë erë e përforcuar në drejtim jugor.
Nesër temperatura minimale do të jetë -1 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 19 gradë celsius.
Sipas parashikimeve të mtotit, nga e marta deri të shtunën temperaturat ditore do të jenë nga 13 deri 22 gradë celsius./Telegrafi/