Telegrafi

Gjatë ditës argëton fëmijët, gjatë natës kënaq meshkujt (Foto)

Në Essex të Anglisë, një femër bën jetë të dyfishtë duke përzier dy profesione shumë të kundërta.

Jemma Clark, e cila gjatë ditës vishet si princesha Elsa nga filmi “Frozen”, për të argëtuar fëmijët nëpër ahengje të ndryshme, gjatë natës punon si prostitutë nën emrin “Holly Llush”, transmeton Telegrafi.

Në një ueb-faqe për të rritur, 24-vjeçarja e ka përshkruar vetën si “nimfomane”, e cila ndihet e përulur nëse nuk ka oferta nga meshkujt.

Për shërbimet e saj, “Lushi e shenjtë” kërkon nga 220 funte britanike për një natë.

Në përshkrimin e profilit të saj, shkruan se: “Jam një fëmijë i madh në shpirt, andaj punoj në festa për të vegjël. Por gjatë natës dua të shfrenohem dhe të kem jetë të bujshme seksuale”.

“The Sun” ka sjellë vetëm dy fotografi të Clark, sepse pamjet tjera kanë përmbajtje shumë eksplicite. /Telegrafi/