Telegrafi

Gjatë 24 orëve të fundit preken 50 persona me COVID-19 në Shqipëri

Këtë të mërkurë infektimet nga COVID-19 në Shqipëri kanë pësuar një rënie të lehtë në krahasim me ditën e djeshme.

Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 50 persona, po ashtu janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarëve që nga fillimi i epidemisë në 1,077.

Në Spitalin Infektiv është shënuar edhe një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa tre janë të intubuar.

Kujtojmë se ditën e djeshme u shënuan 82 raste. Kjo është shifra më e lartë që kur Shqipëria ka regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe një rikthim në karantinë nëse shifrat vijojnë me rritje. /TCH/