Gjatë 24 orëve të fundit, në Serbi janë testuar 12.514 qytetarë, nga të cilët 3.536 kanë rezultuar pozitivë.
Në anën tjetër zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, kanë bërë të ditur se gjatë të njëjtës periudhë kohore, kanë humbur jetën edhe 21 qytetarë si rezultat i infeksionit me COVID-19, transmeton Telegrafi.
Në spitalet e mbarë Serbisë në respiratorë janë 143 pacientë dhe mijëra tjerë në oksigjeno-terapi.
Autoritet e këtij vendi po e cilësojnë si ditën më të rëndë që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit – duke e arritur edhe një rekord të zi. /Telegrafi/