Site icon Telegrafi

Gjatë 24 orëve të fundit në Austri janë regjistruar 107 raste të reja me COVID-19, numri i përgjithshëm i të prekurve shkon në 14.185

Në Austri është duke vazhduar trendi i masave parandaluese në luftën kundër përhapjes së coronavirusit, gjë që dëshmon se situata në këtë vend nuk është stabilizuar plotësisht, pasi që në 24 orët e fundit janë shënuar 107 raste të reja me COVID-19.

Megjithatë përqindja e infeksioneve brenda 24 orëve ka rënë për 0.8 për qind, që i bie të jetë përqindja më e ulët që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19, transmeton Telegrafi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Austri janë regjistruar 14.185 persona të infektuar dhe 384 tjerë të vdekur. Në të njëjtën kohë, 7.633 janë shëruar nga COVID-19.

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në Austri, aktualisht janë duke u shëruar 1 mijë persona, ku 243 prej tyre gjenden të shtrirë nëpër repartet e kujdesit intensiv. /Telegrafi/

 

Exit mobile version