Site icon Telegrafi

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 66 aktakuza kundër 77 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 66 aktakuza kundër 77 personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim për media thuhet se prokuroria e shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë tetë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 13 personave, si dhe ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një kamioni dhe një bageri.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetegjashtë (66) aktakuza kundër shtatëdhjeteshtatë (77) personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të trembëdhjetë (13) personave, si dhe ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një kamioni (Saurer), një bager (Eder dhe çelësat e kamionit dhe bagerit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version