Minsitria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar të dielën 11 viktima me coronavirus në Kosovë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,682 raste të infektimit, pas testimit të 10,710 mostrave.
Ndërsa, sipas MSH-së, 48 fëmijë nën moshën 10 vjeç janë infektuar.
Ndërkohë mosha nga 20 deri në 29 vjeç vazhdon të jetë mosha më e prekur nga Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 18,776 persona.
Të vaksinuar me të dyja dozat janë 236,405 persona, derisa sipas autoriteteve 707,793 vaksina janë dhënë në total në Kosovë.
Statitstikat e plota mund t’i gjeni KËTU./Telegrafi.