Site icon Telegrafi

Gjatë 24 orëve janë ngritur 73 aktakuza kundër 85 personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 73 aktakuza kundër 85 personave.

Sipas njoftimit për media, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 30 persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetri (73) aktakuza kundër tetëdhjetepesë (85) personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tridhjetë (30) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version