Site icon Telegrafi

Shqipëria importoi lodra të fëmijëve në vlerë 13.6 milionë euro, 45 për qind nga Kina

Tregu i lodrave të fëmijëve, zë një vend të rëndësishëm në buxhetin e familjeve shqiptare, të cilët gjatë festave të fundvitit shpenzojnë më shumë.

E lidhur me plotësimin e dëshirave dhe kënaqësinë e fëmijëve, lodrat e sjella këtë vit kushtojnë 13.6 milionë euro.

Të dhënat e nxjerra nga Doganat, tregojnë se gjatë periudhës janar-nëntor, janë importuar 2 tonë lodra, dhe sasia më e madhe e tyre blihet dhe shpërndahet këtë muaj, si pjesë e traditës së festave për të bërë dhurata.

Por cilat janë shtetet që furnizojnë tregun e lodrave në Shqipëri? Peshën më të madhe e zë Kina, me 45% të sasisë dhe vlerës së mallit, ndjekur nga  Greqia dhe Italia.

Më tej tregu, hapet edhe në 45 shtete të tjera që furnizojnë me lodra vendin tonë, ku peshë të konsiderueshmë zënë edhe nga importet nga Turqia, Serbia e Sllovenia.

Exit mobile version