Mesfushori shqiptar, Jurgen Gjasula ka marrë një lajm të mirë nga Federata e Futbollit të Gjermanisë.
Shqiptari javë më parë u dënua me pesë javë pasi në takim ndaj Bochumit u ndëshkua me karton të kuq pasi u përplas me gjyqtarin kryesor.
Kësisoj federata e dënoi atë me pesë ndeshje mos lojë, ndërsa klubi i shqiptarit Greuther Furth ka apeluar vendimin për zbutjen e dënimit.
Gjasula ka marrë një lajm të mirë pasi dënimi i tij është ulur në katër javë mos lojë.
Pasi java e parë ka kaluar dhe Gjasula nuk ka luajtur, tiranasi do të duhet të mbetet jashtë fushave edhe tri javë të tjera deri në skadim të dënimit. /Telegrafi/