Mesfushori shqiptar Jurgen Gjasula rrezikon një suspendim të gjatë pasi e shtyu arbitrin të dielën në barazimin 2:2 që skuadra e tij Greuther Fuerth e arriti në udhëtim ndaj Bochumit në xhiron e 27-të të Bundesligës 2 të Gjermanisë.
Mesfushori i Fuerthit së pari e kapi për qafe një lojtar kundërshtar, pas një ndërhyrje që ai kishte bërë në të, përcjell sot Koha Ditore.
Këtë arbitri Robert Schroeder e vlerësoi si sulm dhe e përjashtoi me karton të kuq. Me të marrë kartonin e kuq, Gjasula 30-vjeçar e shtyu arbitrin në shenjë revolte. Ai u desh të largohej nga fusha nga bashkëlojtarët. Incidenti ndodhi në minutën e fundit të ndeshjes.
“Kjo nuk duhet t’i ndodhë Gjasulës! Këtë e di ai vetë”, ka thënë trajneri i Greuther Fuerthit, Stefan Ruthebeck.