Telegrafi

Gjashtëvjeçarja bie në gropë në qendër të qytetit, kalimtarët e rastit e shpëtojnë në momentin më kritik (Video)

Një vajzë e vogël në Kinë është shpëtuar në momentin më kritik nga kalimtarët e rastit, pasi ra në gropën e hapur të kanalizimit të cilës i mungonte me sa duket puseta.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur 6-vjeçarja “zhduket nga faqja e dheut”, derisa po luante në rrugë, transmeton Telegrafi.

Një grup policësh dhe kalimtarë rasti bashkuan forcat që ta nxjerrin vogëlushen nga gropa e kanalizimit.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më 22 maj në qytetin kinez Suqian, në provincën Juangsu.

Ndërkaq nuk dihet nëse prindërit e vogëlushes ishin afër saj, në momentin kur u rrëzua dhe përfundoi në kanalizim.

Policët dhe kalimtarët u detyruan të përdorin lopata që ta hapin më shumë gropën, me qëllim që ta nxjerrin pa pësuar ndonjë lëndim vajza e vogël. /Telegrafi/