Një vajzë e vogël në Kinë është shpëtuar në momentin më kritik nga kalimtarët e rastit, pasi ra në gropën e hapur të kanalizimit të cilës i mungonte me sa duket puseta.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur 6-vjeçarja “zhduket nga faqja e dheut”, derisa po luante në rrugë, transmeton Telegrafi.
Një grup policësh dhe kalimtarë rasti bashkuan forcat që ta nxjerrin vogëlushen nga gropa e kanalizimit.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më 22 maj në qytetin kinez Suqian, në provincën Juangsu.
Ndërkaq nuk dihet nëse prindërit e vogëlushes ishin afër saj, në momentin kur u rrëzua dhe përfundoi në kanalizim.
Policët dhe kalimtarët u detyruan të përdorin lopata që ta hapin më shumë gropën, me qëllim që ta nxjerrin pa pësuar ndonjë lëndim vajza e vogël. /Telegrafi/