Site icon Telegrafi

Gjashtëvjeçari merr timonin pasi që i alivanoset baba

Tustin Mains nga North Plate gjendej në ulësen e prapme së bashku më vëllain e tij trevjeçar.

Në një moment e ka parë se si baba i tij u alivanos dhe ra mbi timon prandaj Tustini i vogël menjëherë ka vendosur të hip në prehër të babës dhe të vazhdojë të drejtoj automjetin.

Djaloshi ka arritur që ta drejtoj me sukses automjetin Chevrolet Avalanche me shpejtësi prej 24 kilometrash në orë derisa nuk e ka ndaluar policia.

“Kur u alivanos baba unë u frikësova, mirëpo më duhej të reagoja, megjithatë u frikësova sërish kur e pashë policinë se si hynte në automjet nëpërmes dritares për ta ndaluar”, ka thënë Tustin, duke shtuar se ka qenë shumë i lumtur kur automjeti është ndaluar dhe kur mjekët kanë arritur ta këndellin babanë e tij.

Exit mobile version