Site icon Telegrafi

Gjashtëmbëdhjetë viktima dhe 494 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjashtëmbëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa 494 persona u diagnostikuan si të infektuar duke e çuar totalin e bilancit në 120 mijë raste dhe 2,122 viktima.

Ministria e Shëndetësisë tha të premten se viktimat ishin të moshave 54-87 vjeç nga Tirana (4), Vlora (3), Shkodra (2), Lushnja (2), Fieri, Himara, Elbasani, Librazhdi dhe Mirdita.

Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet kryen 2,986 teste prej së cilave rezultuan pozitivë 494 persona – me pozitivitet 16.5%.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 390 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,954 që nga fillimi i epidemisë.

Po gjatë kësaj periudhe kohore u kryen 4998 vaksinime për Covid duke e çuar totalin në 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Exit mobile version