Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 1899 raste të reja të infektimit me coronavirus – numër ky jo i vogël në krahasim me shifrat e muajve të fundit.
Por çfarë bie në sy gjithashtu, është fakti se sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, 16 persona kanë vdekur vetëm në 24 orët e fundit.
Kjo është bërë e ditur nga Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, i cili ka shtuar se ndër rastet aktive janë 647 pacientë që marrin trajtim spitalor, nga të cilët 20 janë me respirator.
Veç këtyre, është bërë e ditur se aktualisht janë 4,934 persona në izolim.
Deri më sot janë regjistruar gjithsej 1,180,857 persona të infektuar, nga të cilët kanë vdekur 16,265, dhe janë shëruar gjithsej 1,154,267 persona, nga të cilët 487 vetëm në 24 orët e fundit.
Ndërkohë deri të martën janë “konsumuar” 5.263.780 doza vaksine dhe janë vaksinuar 59.57 për qind e popullsisë së përgjithshme ose 70.84 për qind e popullsisë së rritur. /Telegrafi/