Telegrafi

Gjashtëmbëdhjetë fshatarë shtrohen në spital, pasi hëngrën mishin e lopës së kafshuar nga kobra

Gjashtëmbëdhjetë fshatarë kanë përfunduar në spital, pasi kanë ngrënë mishin e lopës së kafshuar nga kobra vdekjeprurëse.

Simptomat e tyre ishin barkdhimbje, diarre dhe vjellje, ndërkaq mishin e lopës që e kishin ngrënë, kishte ngordhur pasi ishte kafshuar nga gjarpri me helmin vdekjeprurëse në Afrikë të Jugut, transmeton Telegrafi.

Gjarpri i është afruar tinëzisht lopës dhe në një moment e kishte kafshuar në qafë, ndërkaq në mesin e pacientëve të shtrirë në spital janë 16 fëmijë por me simptoma më të lehta.

Të sëmurët janë shtrirë në katër spitale të ndryshme, ndërsa autoritet lokale kanë paralajmëruar që të mos konsumonte mishi i kafshëve që kafshohen nga gjarpri me helm vdekjeprurës. /Telegrafi/