Site icon Telegrafi

Gjashtëmbëdhjetë finalistë për punën më të mirë në botë

Finalistët vijnë nga 15 shtete të ndryshme, në mes tjerash, një aktore gjermane, një gazetar nga Kanadaja, një student nga Franca, britaniku i cili punon për një organizatë humanitare dhe dy kandidatë nga Australia. Konkursi për rojën e “ishullit të ëndrrave” Hamilton e ka organizuar shteti australian Queensland në kuadër të promovimit të turizmit.

Për pagesën prej 76.500 eurove për gjashtë muaj punë roja do ta ketë për detyrë të kënaqet në bukuritë e ishullit, të notojë, të incizojë botën nënujore dhe për këtë të raportoj një herë në javë në internet.

Në fillim të muajit maj finalistët do të udhëtojnë në ishull ku më 6 maj do të shpallet fituesi.

Exit mobile version