Site icon Telegrafi

Gjashtë zyrtarë të DSK-së në gjyqë për rastin “Fortesa 2”

Sot vazhdon gjyqi për gjashtë zyrtarë të DSK-së si dhe për ish shefin e adminsitratës në DSK, Goran Grujevski në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Fortesa 2”. Në seancën e sotme PSP në gjyq duhet të paraqes raportin zyrtarë të MBP-së, ndërsa i akuzuari Goran Grujevski është në ikje, së bashku me të dyshuarin në këtë rast, Nikolla Boshkovski. Për atë, gjyqi i Grujevskit do të gjykohet në mos prezencë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas akuzës, Grujevski dhe gjashtë zyrtarë tjerë të DSK-së me ngarkesën për prishje të dokumenteve zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve në këtë rast.

Është muaji i tretë që Goran Grujevski është në ikje. Ministri Oliver Spasovski me deklaratat e kohëve të fundit theksoi se MPB çdo ditë hulumton për vendin se ku mund të jetë fshehur. /Telegrafi/

Exit mobile version