Telegrafi

Gjashtë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes Prishtinës dhe Beogradit

Sot bëhen gjashtë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Takimi ndërmjet kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, kishe përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi.

Kjo sipas ndërmjetësueses Federica Mogherini është arritur rreth orës 2 pas mesnate.

“Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, kishte shkruar ajo në Twitter.

Pas takimit Mustafa kishte thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.

I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa ishte shprehur se nuk ka pasur kohë për të tilla.

Ai kishte thënë se nuk do të hapen tema të reja, pa u shuar institucionet paralele në veri me theks të veçantë mbrojtja civile.

Ndërkohë, kryeministri i atëhershëm serb Vuçiq ka thënë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut, të cilët nuk do të mund të mbi përfaqësohen pasi Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë e 9 serbë.

Përfaqësuesja e BE-së, Mogherini, në anën tjetër ka bërë me dije se dy kryeministrat do të punojnë bashkë edhe rreth çështjes së migrimit ilegal të kosovarëve. /KP/