Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai nuk arriti t’i ndalë lotët gjatë rikthimit të saj emocional në vendlindjen, Pakistan, gjashtë vite pasi ishte qëlluar në kokë nga talibanët që e akuzonin kinse po avokonte për edukimin e vajzave.
Yousafzai e shoqëruar nga babai dhe vëllai i vogël, është takuar me Kryeministrin Shahid Khaqan Abbasi në Islamabad, ku më pas dha një fjalim emocionues në televizionin publik, transmeton Telegrafi.
Derisa i rridhnin lotët, 20-vjeçarja e cila tani studion në universitetin Oksford, ka thënë se “kurrë nuk do të largohej nga Pakistani, po të varej nga ajo”.
“Gjatë gjashtë viteve të fundit çdo ditë ëndërroja se si një ditë do të shkelë këmba ime sërish në vendlindje. Sot është dita më e lumtur në jetën time. Ende nuk po mund të besojë se çfarë po ndodh”, ka shtuar Yousafzai.
“Zakonisht nuk qaj… edhe pse jam vetëm 20-vjeçare mund t’ju siguroj se kam parë shumë gjëra në jetë”, tha ndër tjera fituesja e çmimit Nobel.
Gjatë vizitës së saj katërditore, ajo do të ruhet nga forca të shumta për shkaqe sigurie, por raportohet se ajo nuk do ta vizitojë vendin ku është rritur.
Yousafzai ishte 14-vjeçare kur i shpëtoi tentim vrasjes së talebanëve, ndërsa zyrtarët e vendit frikësohen se rikthimi i saj në vendin ku është rritur mund të rrit nivelin e rrezikut. /Telegrafi/