Site icon Telegrafi

Gjashtë vite më parë: Ishte i papunë, në gjendje të vështirë financiare dhe afër ta linte futbollin – rrugëtimi magjik i Mendyt deri tek Chelsea

Para gjashtë vitesh, Edouard Mendy nuk kishte klub dhe po kërkonte punë në të gjitha profesionet.

Pasi marrëveshja me klubin e ligës së tretë nga Franca, AS Cherbourg i skadoi, 23-vjeçari po kërkonte punë në profesione të ndryshme.

I papunësuar, ai mendonte që të largohej përfundimisht nga futbolli dhe të fillonte një profesion të ri.

“Për një lojtar të futbollit që është i papunësuar, ishte sikur ndokush të qëllonte me shuplakë në fytyrë”, ka deklaruar Mendy për So Foot Magazine.

“Dështimet e njëpasnjëshme lënë gjurmë tek ju, dhe ju filloni të mendoni se nuk jeni të lindur për këtë punë (futbollin)”.

Ai filloi të stërvitej pa pagë te ish-klubi i tij Le Havre dhe më pas zhvilloi një seancë testuese te Marseille, që më pas e punësoi dhe e lejoi të luante te skuadra e dytë.

Mendy luajti te rezervat e tyre në edicionin 2015/16, për të siguruar më pas një kalim te Reims, që e ndihmoi atë që të fitonte titullin e Ligue 2 në sezonin 2017/18, me 34 paraqitje dhe 24 gola të pranuara.

Një paraqitje impresionuese në Ligue 1, e promovoi Rennesin që më pas e transferoi senegalezin në një marrëveshje për katër milionë euro një vit më parë.

Në edicionin e tij të vetëm në Roazhon Park, Mendy, kushëriri i afërt i mbrojtësit të majtë të Real Madridit, Ferland, ndihmoi klubin e tij që të kualifikohej për herë të parë në histori në Ligën e Kampionëve.

Mendy arriti që të mbante 13 herë portën e paprekur dhe pranoi 31 gola në 33 paraqitje të zhvilluara, gjë që e ngjalli interesimin e Chelseat, duke e transferuar atë për 25 milionë euro.

28-vjeçari u bë portieri i dytë më i shtrenjtë për The Blues, pasi kompletoi kalimin e tij nga Rennes.

Kalimi i tij në Stamford Bridge u ndihmua nga legjenda e Chelseat, Peter Cech, me Frank Lampard që i besoi ish-bashkëlojtarit të tij në aftësitë e portierit. /Telegrafi/

Exit mobile version