Site icon Telegrafi

Gjashtë vite pa mjeshtrin e vargjeve dhe violinën e parë të radio-fonisë kosovare, Hivzi Krasniqin

‘6 vite pa Hivzi Krasniqin – mjeshtër i vargjeve dhe violinë e parë në radio-foninë kosovare’-kështu e kujton sot miku i tij i medias Fitim Behluli – kryeredaktor i ‘RADIO 1’.

‘Le të qeshin sytë e tu, ajo ftyrë që shumë e du’ Hivziu – TNT

‘Ti që fike shpirtin tim, ike e më le n’pikëllim’ Hivziu – Dani

‘Të pastë babi ty moj trime…’ Hivziu – Sinani

‘Shkoi Qamili, shkoi Ymeri, flutron kanga si skyfteri’ Hvziu – Xeni

‘Mu martë zani, kur mos ju këndofsha…’ – Hivziu – Dani

‘Mosha e pjekurisë’ – Hivziu – Artiola

‘Gjersa t’jet’ ky qytet, këtë adet e ruajmë vet’ – Hivziu – ‘Sofra Pejane’

… dhe mijëra vargje e qindra këngë që u shkrinë në hite! Pusho në parajsë maestro!’- ka vazhduar Behluli, në shkrimin e tij dedikuar Hivzi Krasniqit, duke vënë në pah disa prej titujve të këngëve hit të të ndjerit, që vazhdojnë të ruajnë fuqinë e tyre edhe sot e për mot.

Hivziun e ka kujtuar sot edhe miku tjetër i tij, hit-këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi – Dani.

‘6 vjet pa Hivziun e mirë, njeriun e madh të vargjeve të mëdha dhe të Radios. I lumtur për bashkëpunimet e pavdekshme! Faleminderit përherë për rolin tënd në udhëtimin tim muzikor!’-ka shkruar Dani.

E SHKA ‘Sofra Pejane’ e ka përkujtuar rolin e Hivzi Krasniqit, në mbështetjen për kët shoqëri, nëpërmjet vargjeve të një kënge autoktone, që Krasniqi e kishte përgatitur për ta, ku mes tjerash thuhet;

‘Je thesar i kësaj ane,
ti moj sofër, ‘Sofër Pejane’
gjersa të jetë ky qytet
këte adet e ruajmë vet.
Na ushqen Sofra pejane
madhështi e kësaj ane
këngë e valle me traditë
na kanë m’sua, e na kanë rrit’.
Ishte sofra, ishte jeta kënga jonë e vërteta,

o Zot sa mirë, unë u rrita, t’gjitha na i mësoi tradita.’/njeshi/

Exit mobile version