Sot bëhen gjashtë vjet nga tragjedia në fshatin Restelicë, të komunës së Dragashit.
Orteku i borës kishte mbuluar disa shtëpi të familjes Reka, më 11 shkurt 2012, ku u mori jetën 10 anëtarëve të kësaj familjeje, ndërsa vajza e vogël Amsera, atëherë 7 vjeçe, ishte nxjerrë e gjallë nga gërmadhat e shtëpisë.
Amsera ishte zhvendosur fillimisht te të afërmit e saj në Prizren. Në ditët e para pas tragjedisë, tashmë ish-presidentja Atifete Jahjaga i kishte ndarë Amserës një fond prej 10 mijë euro.
Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan po ashtu dhjetëra shtëpi. /Telegrafi/