Site icon Telegrafi

Gjashtë vite nga një nga përmbysjet më të mëdha në histori, bota e futbollit u shokua nga deklasimi i Barcelonës

Barcelona ka pësuar një nga disfatat më të rënda në prill të vitit 2018 nga Roma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti katalunas u bë lajm për keq në gjithë botën, derisa Roma u duartrokit për një përmbysje spektakolare.

Në fakt ndeshja e parë u zhvillua në Camp Nou, ku katalunasit kishin fituar me rezultat të thellë 4-1, edhe pse nga ajo që u tregua në fushë rezultati nuk ishte i drejtë.

Roma shënoi dy autogola me De Rossin e Manolas, derisa Gerard Pique e Luis Suarez ishin realizuesit e tjerë para se Edin Dzeko të shënonte golin e nderit për Romën.

Barcelona ishte favorit i madh për ta fituar edhe ndeshjen e kthimit, por befasia ndodhi në Olimpico me Romën që bëri një përmbysje të çmendur.

Giallorosët fituan 3-0 falë golave nga Edin Dzeko, Daniele De Rossi e Kostas Manolas për ta eliminuar Barcelonën edhe pse rezultati i përgjithshëm ishte 4-4.

Faqja zyrtare e Romës ka kujtuar këtë përmbysje, duke publikuar rastet dhe golat nga ndeshja e fituar në Olimpico.

“Në këtë ditë në 2019, kur u ngritëm nga rrënojat dhe tronditëm botën. Gjashtë vite më parë nga një natë magjike në Olimpico”, ka shkruar faqja zyrtare e Romës.

Sigurisht që këto pamje nuk do të donin t’i shihnin asnjëherë tifozët e Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version