Site icon Telegrafi

Gjashtë vite burg për policin që e “kryqëzoi” plaçkitësin

Në Cordoba të Argjentinës, një polic është dënuar me gjashtë vite burg, sepse e kishte lidhur në kryq të dyshuarin për plaçkitje dhe i ka vënë një letër ku shkruan: “Ju nuk duhet të vidhni”.

Victor Robledo është gjetur i lidhur dhe i mbështjellë me shirit ngjitës, ndërsa në kokë e kishte një najlon me një vrimë të vogël për të marrë frymë.

Policia e ka gjetur 27-vjeçarin me lëndime të lehta, por me temperaturë të lartë, transmeton Telegrafi.

Këtë veprim e kishte kryer polici Carlos Alberto Flores, jashtë detyrës.

Mbi të rrëndon akuza për abuzim nën kërcënimin e armës, cenim të lirisë dhe shtrëngim të paligjshëm.

Flores duhet të mbajë së paku tre vite burg, kurse pjesën tjetër mund të lirohet me kusht. /Telegrafi/

Exit mobile version