Site icon Telegrafi

Gjashtë truke me penelin, për t’i bërë sytë të duken më të mëdhenj!

Në epokën e mbajtjes së maskave në fytyrë, vëmendjen po e marrin sytë

“Tani më shumë se kurrë, peneli është mjeti më efektiv për të theksuar formën e syve, për të shprehur gjendjen tonë shpirtërore dhe për të theksuar individualitetin tonë unik”, thotë Gina Brooke, profesioniste e grimit.

Brooke dhe ekspertë të tjerë, zbulojnë truket e tyre për të bërë penelin perfekt të syve:

Filloni me “teknikën e padukshme të penelit”

Kjo teknikë konsiston në “aplikimin e lapsit të zi ose penelit në zonën ku ndodhen qerpikët” për t’i bërë ato të duken më të trasha dhe më të plota në rrënjë. Do të krijojë një pamje më “me dritë” dhe “cat-eye” (sy maceje) do të zgjasë më shumë.

Ton sysh natyral

Pasi keni realizuar hapin e parë, shkoni me një ton të lehtë sysh mbi qepalla për të krijuar një bazë të pastër.

Për ta bërë edhe më të theksuar efektin e “një syri të hapur dhe të madh”, vendosni një ton sysh të hapur, thuajse në ngjyrë të bardhë në fillim të syrit, në cep.

Ju gjithashtu mund të përdorni një laps të bardhë për zonën poshtë syrit, kështu krijohet iluzioni i syve më të mëdhenj.

Zgjidhnin tonalitetin tuaj

Duhet të dini se me ngjyrat e tokës, një kafe e ngrohtë, bezhë e errët etj., s’mund të gaboni kurrë.

Shtoni një “bisht”

Efekti i një peneli të mirë është të theksojë syrin dhe për ta bërë këtë si duhet, krijimi i një bishti në fundin e syrit është zgjidhje perfekte.

“Linja duhet të jetë e hollë në qepallën e syrit dhe gradualisht të bëhet pak më e trashë teksa dilni jashtë.”

Për ta realizuar sa më mirë formën, profesionistët sugjerojnë t’i mbani sytë hapur dhe të shikoni pasqyrën me një fytyrë të relaksuar.

Mos e teproni me një bisht shumë të zgjatur dhe të çuditshëm, por përpiquni të arrini një bisht “të mprehtë”.

Pastrojeni dhe përsoseni

Pavarësisht se sa të shkathët jeni në krijimin e një forme perfekte për sytë tuaj, në fund do t’ju duhet të fshini disa papërsosmëri.

Për këtë mund të përdorni një pambuk ose një pastrues veshësh me ujë micelar.

Edhe mbulimi i defekteve me korrektor është një alternativë e rekomanduar nga profesionistët.

Përfundojeni me rimel

Prekja e fundit është, sigurisht, rimeli. Pasi peneli të jetë tharë plotësisht, ktheni qerpikët. Për efektin e syve më të mëdhenj, përqendrojeni rimelin në qerpikët e fundit, pranë bishtit të syve, për t’i theksuar ato më mirë.

Video-tutoriale për një ide më të qartë:

Exit mobile version