Për shkak të situatës së sapokrijuar tani askush nga ne nuk ka mundësi të verifikojë gjendjen e vet shëndetësore në shtëpi shëndeti. Andaj, kjo thjesht mund të bëhet në shtëpi
Disa të tjerë i shmangen ekzaminimeve mjekësore për shkak të mungesës së kohës ose frikës nga mjekët. Por, ju vetë mund të bëni disa teste të veçanta për të diagnostikuar sëmundje serioze, madje edhe para shfaqjes së simptomave të para.
Testi i cili tregon mungesën e selenit
Mungesa e mineralit, siç është seleni, në shtëpi është e lehtë të zbulohet. Për ta bërë këtë, ju nevojitet peroksid hidrogjeni, ose hidrogjen tre për qind.
Testi bëhet në gishta të pastër dhe të thatë (lani duart dhe pas dhjetë minutave bëjeni testin). Në mollëza të tre gishtave qesin tretje të hidrogjenit 3 për qind.
Nëse trupi juaj ka sasi të mjaftueshme seleni, lëkura do të bëhet e bardhë; niveli i ulët i selenit manifestohet në atë mënyrë që do të ketë njolla të vogla të bardheme, ndërsa mungesa e selenit do të tregohet në formë të njollave të bardha të shndritshme, të njollave të mëdha, transmeton Telegrafi.
Testi i cili tregon mungesën e jodit
Merrni pesë për qind tretje të jodit. Shkopthin për pastrim të veshëve njomeni në jod dhe vizatoni në lëkurë një katror të madhësisë 3×3 centimetra.
Ngjyroseni katrorin me jod (plotësojeni). Këtë mund ta vizatoni në pjesën e brendshme të nyjës, në stomak, në anën e brendshme të kërdhokullave apo në nënllërë.
Lëreni që lëngu të thahet. Tani lëreni këtë të qëndrojë 24 orë. Nëse katrori nuk vërehet, do të thotë që keni mungesë jodi në trup.
Testi i cili tregon mungesën e hekurit
Shikohuni në pasqyrë, nëse ju mungon hekuri, qe se çfarë do të shihni:
– Lëkurë të thatë
– Thonj të thyeshëm
– Ndryshim të strukturës së thonjve
– Rritje të ngadalshme të flokëve
– Flokë të dobët dhe të thyeshme
– Rraskapitje, letargji, përgjumje
– Zbehje të lëkurës…
Simptomat e mungesës së kalciumit në trup
– Shtangia e duarve dhe këmbëve;
– Kariesi
– Thonj të thyeshëm
– Çrregullim të gjumit
– Memorie të dobët…
Hulumtimi e treguesit normal të thartirës së lukthit
Para ushqimit pini lëng të panxharit të freskët. Panxhari përmban cianin. Në nivelin optimal të thartirës pH në trup, ky bashkim zbërthehet.
Nëse niveli i thartirës nuk është i mjaftueshëm, beta-cianini nuk shkatërrohet, ndërsa atëherë urina do të ketë ngjyrë të kuqe.
Testi i përgjithshëm i dehidratimit
Për të konstatuar a keni mungesë të ujit, qe se çfarë duhet të bëni: Shtypni lehtë lëkurën në pjesën e sipërme të dorës. Nëse lëkura shpejt kthehet në pozicionin normal, çdo gjë është në rregull. Nëse jeni të dehidratuar, rrudhat në lëkurë do të shihen disa sekonda.
Me ndihmën e ushqimit adekuat dhe të llojllojshëm, më së miri do ta ktheni trupin në rrugën e drejtë – në rrugën e shëndetit. /Telegrafi/