Site icon Telegrafi

Gjashtë teknika të çuditshme për qerpikë të përsosur

Mos përdorni gjithmonë furçën që ka vetë rimeli
Sidomos kur sapo e keni blerë, furça që ka vetë rimeli lëshon më shumë xhel sesa duhet për qerpikët tuaj, duke i ngjitur dhe duke mos u dhënë gjatësi. Sekreti është: Të përdorni masën e duhur të rimelit, dhe për këtë është mirë të përdorni një furçë tjetër, të cilën e ngjyeni me rimel vetëm në majat e fijeve, si furça në foto.

Konturojini sytë vetëm me rimel
Duke e ngjeshur furçën e rimelit tek rrënjët e qerpikëve, krijoni iluzionin se keni qerpikë të dendur. Përveç kësaj, duke i lyer rrëzë rrënjës ndihmon që përdredhja e qerpikut të zgjasë më shumë. Dhe së fundmi, nëse krijoni një bazë të errët në rrënjët e qerpikëve, nuk keni nevojë të përdorni laps apo penel.

Përziejini rimelet që keni
Një ‘kokteil’ i mirë rimelesh duhet të përfshijë: në fillim një rimel që ndan qerpikët tuaj, që quhet definizues, më pas një rimel për volum, i cili trash qerpikët dhe në fund, një rimel për zgjatjen e qerpikëve vetëm në majat.

Lyeni me rimel edhe pjesën e sipërme të qerpikëve
Mund të mendoni se duke i lyer qerpikët me rimel edhe në pjesën e sipërme, mund të krijojë peshë duke i kthyer ata për poshtë, por nuk është kështu. Kjo është një teknikë që i zgjat qerpikët dhe i forcon. Çelësi është që kur t’i lyeni nga sipër, ta rrotulloni furçën duke i tërhequr qerpikët, si në foto.

Krijoni formën e ‘merimangës’
Nuk bëhet fjalë për ato qerpikët e lyer keq, që ngjiten tufa-tufa me njëri-tjetrin. Por mund të krijoni një efekt të tillë duke i lyer qerpikët si në pikat e mësipërme, dhe pastaj të bashkoni disa tufa me anë të një piskatoreje.

Lyejini në formë diagonale
Ne zakonisht priremi për t’i ngritur qerpikët lart, edhe ato të cepit të syrit, çka i jep atij një formë më të rrumbullakët. Por sa më i gjerë të jetë një sy, aq më i bukur është ai, të paktën sipas ekspertëve, shkruan Anabel. Kështu që pasi i lyeni, jepuni edhe një furçë të fundit me drejtim diagonal. /Telegrafi/
 

Exit mobile version