Nëse je e lodhur me këto mënyra trukimi, ja cilat janë propozimet që vijnë nga make up artistët.
Kjo metodë është për vajzat dembele. Në vend që të vendosësh krem apo pudër njëra pas tjetrës, më mirë përdor një tonifikues natyral dhe pastaj buzëkuq. Rezultati: shkëlqim natyral, pa shenja lodhjeje edhe pas një dite të lodhshme.
Në vend të metodave tradicionale, së fundi janë vënë është vënë re një teknikë e re e kontureve dhe hijeve, të cilat sigurojnë një pamje ndryshe. Sigurisht, kjo nuk është pamja e çdo dite, por një mënyrë e re për të rënë në sy në raste të veçanta.
Në vend të pamjes së bukur që ka siguruar në pasarela dhe më tej edhe në përditshmëri, truku ‘smoky eye’, krijimi i ri që propozohet për vitin e ardhshëm është truku si sytë e maces. Si në këtë foto, truku i syve me bisht është një nga gjetjet e fundit që aplikohen sidomos në modelet e pasarelave dhe që sigurojnë sy shumë të mëdhenj.
Edhe kjo është një metodë e re make up-i, e cila luan me zonat e ndryshme të fytyrës, i tonifikon ato dhe i sjell në një pamje mbresëlënëse, shkruan revista class. E beson ose jo, kjo mënyrë e re grimi ka rezultuar mjaft e suksesshme, madje një pjesë të mirë edhe të personazhe të njohur ua ka ndryshuar krejtësisht pamjen.
Zona të ndryshme të fytyrës kanë nevoja të ndryshme, kështu që pse duhet të përdorësh vetëm një mënyrë trajtimi? Me teknikën e maskave shumëfunksionale, çdo zonë e lëkurën do të ndihet më mirë. Mollëza të thata? Një hidratant vetëm për ato. Mjekër të yndyrshme? Një formulë kundër yndyrës edhe për të. Rezultati mund të duket si një pazëll, po është shumë më efektiv.
Është një truk i guximshëm i cili mund të përdoret gjerësisht në mbrëmje. Mënyra më e mirë e grimit nëse do të guxosh sa herë në raste të veçanta, në festa, ditëlindje, dasma etj. Tone me xixa mund të përdorësh në çdo lloj ngjyre, mjafton të jesh pak më kreative dhe guximtare në pamje. Shkon më shumë me veshje të errëta, në mënyrë që vëmendja te sytë të jetë më e madhe. /Telegrafi/