Telegrafi

Gjashtë të vdekur pasi një veturë përplaset për një turmë njerëzish, policia kineze vret shoferin

Gjashtë persona kanë gjetur vdekjen të premten, pasi një makinë u përplas për një turmë në provincën qendrore të Kinës, Hubei.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi rreth orës 6 në orën lokale në qytetin Zaoyang.

Veç kësaj, shtatë persona të tjerë u shtruan në spital në atë që policia e përshkroi si një “incident me qëllim keqdashës me makinë”.

Pas përplasjes, bëhet e ditur se policia vrau shoferin e veturës. /Telegrafi/