Telegrafi

Gjashtë të vdekur, pasi një veturë godet një grup turistësh në një vendpushim skish në Itali

Gjashtë persona janë vrarë dhe 11 të tjerë kanë pësuar lëndime pasi një shofer i dyshuar si i dehur u përplas me një grup turistësh gjermanë në një vendpushim skish në Itali.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja vdekjeprurëse ndodhi në qytetin e vogël të Luttach, i njohur gjithashtu si Lutago, menjëherë pas orës 1 të mëngjesit.

Shërbimi i zjarrfikësve ka thënë në një postim në Facebook se gjashtë prej tyre vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit u dërguan në disa spitale afër.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq Italian, i cili dërgoi një ekip reagimi të shpejtë për të ndihmuar viktimat, postoi fotografi të reagimit të urgjencës në mediat sociale.

Shoferi 27-vjeçar i makinës, i cili dështoi në testin e frymës për alkool, është arrestuar.

Arno Kompatscher, presidenti rajonal i Alto Adige, tha në një konferencë për shtyp se viktimat ishin pjesë e një grupi të gjermanëve të rinj me pushime. /Telegrafi/