Site icon Telegrafi

Gjashtë të vdekur nga temperaturat e larta në Kanada

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e temperaturave të larta rekorde që përfshinë Quebekun e Kanadasë.

David Kaiser, mjek në departamentin e shëndetit publik në Montreal, tha se shumica e viktimave jetonin vetëm dhe askush nuk kishte qasje në klimatizim, përcjell Telegrafi.

Temperaturat në Montreal arritën në 34 gradë Celcius, ndërsa Shërbimi Meteorologjik i Kanadasë ka paralajmëruar se temperaturat do të arrijnë deri në 45 gradë Celcius.

Banorëve u është apeluar të konsumojnë lëngje, ndërsa në raste kur nevojitet dalja e tyre jashtë ambienteve shtëpiake, të kalojnë kohën në ndërtesa të klimatizuara. /Telegrafi/

Exit mobile version