Telegrafi

Gjashtë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në Turqi

Gjashtë persona raportohet se kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi një helikopter ushtarak turk u rrëzua në provincën Giresun në Turqinë veriore, njoftoi agjencia e lajmeve Dogan.

Në helikopterin Sikorsky S-70 ishin tetë ushtarakë turq, përfshirë komandantin Mustafa Dogru, një kolonel, dy majorë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë, së bashku me katër gra të ushtarakëve dhe tre fëmijë.

Helikopteri u rrëzua në rajonin malor Tohumluk, në orën 5.30 pasdite sipas orës lokale.