Një aeroplan privat është përplasur me një pemë, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, aeroplani, i cili shpërtheu në flakë, është përplasur teksa po përpiqej të ulej në Shannon Airport, në Virginia.
Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se piloti, i cili fillimisht po tentonte të ulej në pistë, kishte hequr dorë dhe nis të ngjitej sërish në ajër, ku edhe u përplas me pemën.
Akoma nuk dihet arsyet e një veprimi të tillë nga ana e pilotit.