Të paktën gjashtë persona janë vrarë në një shpërthim që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë një teqeje në qytetin pakistanez Lahore, ka njoftuar policia e këtij vendi.
Shpërthimi ka ndodhur në teqenë Data Darbar, që konsiderohet si një nga teqetë më të vjetra në Azinë Jugore, derisa në ato momente brenda saj ishin qindra besimtarë, transmeton Telegrafi.
Explosion rocks #Lahore on second day of #Ramjan near Data Darbar's Gate No 2, a Sufi Srine. Police van(Elite force) is said to have been the target. Initial reports indicate 5 dead & 19 injured.#Pakistan pic.twitter.com/jOZqh3LIRi
— Eagle~Eye (@cbinewton) May 8, 2019
E në fotografitë dhe videot e publikuara, shihen veturat e shkatërruara të policisë për të cilat policia pretendon se ishin cak i sulmit.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e përgjakshëm, ndërsa policia ka njoftuar se është duke i zhvilluar hetimet. /Telegrafi/
#Blast outside #Lahore ’s Data Darbar leaves 4 dead and at least 19 injured.#Lahore pic.twitter.com/5UVvzU9335
— Gaurav Kumar (@gaurav1307kumar) May 8, 2019