Telegrafi

Gjashtë të vdekur në një klub nate në Itali

Si pasojë e panikut të shkaktuar në një klub natë në Itali, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Të gjitha viktimat janë të mitur përveç një nënë e cila kishte shoqëruar vajzën e saj në klubin e natës në Corinaldo, ku po performonte një reper italian, ka bërë të ditur shefi i policisë së Ankonas Oreste Capocasa.

Ndër 35 personat e lënduar, 12 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ka shtuar ai, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Zjarrfikësit italian kanë bërë të ditur se viktimat kanë humbur jetën duke vrapuar në panik drejt dyerve të daljes pasi që dikush brenda klubit kishte hedhur gaz lotsjellës.

Ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin brenda klubit. Ndërsa Policia italiane është duke hetuar nëse dyert e emergjencës kanë qenë funksionale gjatë incidentit.